• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Buxheti për vitin 2019, ndryshimet që pëson tatim-fitimi

by Java News
03/12/2018 18:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në buxhetin e miratuar për vitin 2019, që u votua në parim sot në Parlament, janë ndryshuar edhe 4 ligje të paketës fiskale nga e cila përfitojnë mijëra biznese. Përfitojnë ulje Tatim-Fitimi në 5 % të gjitha bizneset që veprojnë në bujqësi dhe agroturizëm. Gjithashtu është parashikuar edhe ulja e tatimit të dividentit në 8% nga 15 që është aktualisht. Në këtë buxhet parashikohet rritje pagash për disa kategori si mjekë, ushtarakë apo mësues.

Të gjitha ato hyjnë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Buxheti parashikon një rritje në të ardhurat në masën 4.7 për qind, si dhe një rritje ekonomike mbi 4%. Ndërkohë, në kahun e shpenzimeve publike, ndonëse janë në rritje, është parashikuar një rol shumë më i madh se deri tani për koncesionet me Partneritet Publik- Privat, që vitin e ardhshëm do të arrijnë në një vlerë totale prej 46% të Prodhimit vendas, të përqendruara kryesisht në ndërtime rrugësh nacionale. Po kështu, buxheti parashikon për vitin e ardhshëm rritje pagash për një numër të konsiderueshëm punonjësish të administratës, si ushtarakë, mësues, mjekë, infermierë, etj. 35 mijë mësues dhe edukatorë të të gjitha niveleve parauniversitare, 4.650 mjekë, 13.765 infermierë dhe 6.800 ushtarakë nga 1 prilli i vitit të ardhshëm do të kenë rritje të pagave nga 5 deri në 10 për qind për këto kategori të buxhetorëve.

Me paketën e re fiskale, ulet taksimi i dividendit dhe rritet niveli i pagave që taksohen 23% në 150.000 lekë, nga 130.000 lekë aktualisht.

Do të ketë favorizime në fushën e turizmit, bujqësisë dhe agrobiznesit dhe ka ndryshuar Tatim-Fitimi për disa kategori:

– 5% për personat juridikë, të cilët zhvillojnë veprimtari ekonomike bujqësore

– 5 % për subjektet, të cilat zhvillojnë veprimtari pritëse të certifikuar si “agroturizëm”

Në ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, parashikohet përjashtimi në import i lëndëve të para për fabrikat e prodhimit farmaceutik; përjashtimi nga TVSH i furnizimit me shërbim nga nënkontraktorët për kontraktorët në industrinë fason; përjashtimi nga TVSH i importit të makinerive bujqësore sipas listës së miratuar me VKM, nga çdo importues; si dhe normë e reduktuar TVSH 10 % për importin e autobusëve elektrikë të transportit publik.

Në ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat, është rishikuar norma e tatimit mbi dividentin duke shkuar në 8 % nga 15 % që është aktualisht.

Ndryshimet në tatim-fitim

– 5 % për tatimpaguesit me të ardhura deri në 14 000 000 lekë në vit;

– 15 % për tatimpaguesit me të ardhura mbi 14 000 000 lekë në vit;

– 5% për personat juridikë, të cilët zhvillojnë veprimtari ekonomike bujqësore

– 5 % për subjektet, të cilat zhvillojnë veprimtari pritëse të certifikuar si “agroturizëm”

Për vitin 2019 do të ketë rritje pagash deri në 10 % për 35 mijë mësues dhe edukatorë, 4.650 mjekë, 13.765 infermierë dhe 6.800 ushtarakë./a.meta

Next Post
Maradona xheloz me të ‘mbijetuarit’: Mafia ka gisht në Botëror!

VIDEO/ Maradona shfaqet në gjendje të dehur, godet me grushte gazetarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha reagon pas deklaratave të Ramës për integrimin: Fshehu raportin që ‘nxin’ Shqipërinë

Thirrjet “Berisha në burg” në protesta, kreu i PD: Slogane mjerane të kundërshtarëve të opozitës. Mos u impresiononi!

June 27, 2026
E rëndë në Itali, shoku i futet në shtëpi dhe vret me thikë prindërit dhe motrën e mitur të 20-vjeçarit

E rëndë në Itali, shoku i futet në shtëpi dhe vret me thikë prindërit dhe motrën e mitur të 20-vjeçarit

June 27, 2026
Helmimi i kadetëve, Krimi Ekonomik zbarkon në AKU, sekuestrohet dosja e “Sori-Al”

Helmimi i kadetëve, Krimi Ekonomik zbarkon në AKU, sekuestrohet dosja e “Sori-Al”

June 27, 2026
Tregimet e Biblës si lexim i detyrueshëm në shkolla, shpërthejnë debatet

Tregimet e Biblës si lexim i detyrueshëm në shkolla, shpërthejnë debatet

June 27, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 28 Qershor 2026

June 27, 2026
Politika shqiptare dhe teoria e “lojës”

Ligji për financimin e partive, projektohen kufizime për afatet dhe masën e dhurimit

June 27, 2026
Berisha takime në CDU dhe Bundestag: Denoncova diktaturën autokratike të Ramës

Berisha takime në CDU dhe Bundestag: Denoncova diktaturën autokratike të Ramës

June 27, 2026
Ikballe Huduti “non grata”! Ministri: Kishte kohë që kishim mbledhur informacion për të. Ndihmuan edhe partnerët!

Ikballe Huduti “non grata”! Ministri: Kishte kohë që kishim mbledhur informacion për të. Ndihmuan edhe partnerët!

June 27, 2026
…sepse në fund mbetet gjurma vetjake në qiell!

…sepse në fund mbetet gjurma vetjake në qiell!

June 27, 2026
Përplasje e re në horizont mes SHBA-ve dhe BE-së, Trump kërcënon me tarifa 100%

Përplasje e re në horizont mes SHBA-ve dhe BE-së, Trump kërcënon me tarifa 100%

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In