Kam qene ne pune gjithe diten nga arrat ne kantiere, e ne fund ne objekte dhe vetem tani po lexoj llogjet e Tirones.
Po pergjigjem:
E para, po lexoj se PD qe nka kunder stadiumit te ri ne Tirane dhe se eshte angazhuar te ndertoje nje stadium te ri sapo te kthehet ne pushtet!!
Po si ka mundësi?
Çfarë stadium do të ndërtojnë këta?
Këta e ndërtuan njëherë stadiumin në 28 nëntor 2012, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë!
Tani, katër vite më pas ne kemi tre stadiume të ndërtuara nga Sali Berisha, stadiumin e Elbasanit, stadiumin e Shkodrës dhe stadiumin krenar të Tiranës!
I lutem PD-së te ndaloje, te mos ndertoje me stadium ne Tirane, na mjafton ai qe ndertoi ne 2012-ten.
Po per kete teme, qesh pa fund per revolten ndaj kulles qe e kane bere pallat, tamam nga njerez qe kurre nuk kane shkelur ne nje stadium, as ne kete te Tiranes, qe eshte nje rrenoje masive!!
E dyta, po lexoj se Basha ka qene shume i ashper ndaj fenomenit kriminal te gjobvenies se rruges!!
Ka shume te drejte!!
Por une serish pyes:
Po si ka mundësi? Gjobvënia e rrugës ka gjithnjë një fund dhe po e shohim!
Po gjobvënia nga zyrat kur do marrë fund?
Fjala bie, në këtë qytet dëgjoj pa fund se Lulzim Basha dhe një njeri i tij kanë qenë gjobvënësit më të mëdhenj në këtë qytet.
Ndaj me shkon ti therras cilitdo biznesmeni qe tani nuk ka me frike:
Denonconi gjobvënien e zyrave.
Mos u trembni nga ca bythka që trashin zërin por veç kaq, kanë frikë nga ju si kërkush tjetër. Denoncojini që t’u marrim paratë që ju kanë marrë si gjobë.
E treta, po lexoj deklaraten e vone ne mbrojtje te thirrjes kriminale te Sali Berishes, te nje idioti shembullor; edhe pse fshihet, i lexoj strukturen e fjalise- eshte i vetmi qe dallohet kaq shpejt.
E dini pse?
Sepse shkruan sic flet!!
Dhe eshte tipikisht i vetmi; kushdo lexon me ze ate qe eshte shkruar, ky banal shkruan me ze, sic flet, thjesht pa menduar!!