Ekonomia ka vijuar me ritmet e larta të rritjes edhe në tremujorin e dytë të këtij viti. Sipas të dhënave të INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto në tremujorin e dytë të vitit 2018 shënoi një rritje me 4.32% kundrejt së njëjtës periudhë të një viti më parë.
Deputeti i PS, Ilir Beqaj e ka quajtur një lajm të mirë raportin e INSTAT.
“Pas tremujorit të parë 2018 me rritje ekonomike 4,45 %, INSTAT sjell sot një tjetër lajm të mirë. Në tremujorin e dytë 2018 ekonomia shqiptare u rrit me 4.32 %. #Egjithëvëmendjapërnjerëzit”, shkruan Beqaj.
Grupi që ka dhënë ndikimin kryesor në këtë rritje është ai i energjisë elektrike, industrisë nxjerrëse e përpunuese, që ka kontribuar në rritjen e 2.37% të PBB-së (pra në 55% të rritjes).
Javanews/a.ç