Bëni kujdes, ky mesazh në WhatsApp vjedh të dhënat personale tuajat

Një mesazh që po qarkullon tek shërbimi për mesazhe WhatsApp synon të marrë të dhënat personale të përdoruesve. Mesazhi është në formën e një lidhje që duket sikur ka ardhur nga një mik.

Po të klikoni tek kjo lidhje, kaloni automatikisht tek një uebsajt i rremë, i cili përmban oferta me ulje çmimesh nga marka të famshme.

Përdoruesve më pas u kërkohet të regjistrojnë të dhënat personale, si emri, adresa e postës elektronike, numri i telefonit dhe adresa, duke e bërë më të lehtë për piratët kibernetikë të vjedhin të dhënat.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU