Basha, vetting kundër vetëvetes? Fotot me personat e dyshimtë gjatë fushatës

Marrë nga Lexo.al

Lulzim Basha ka dalë dje nga Elbasani dhe ka kërkuar vetting për politikën njëlloj sic po bëhet për gjyqtarët dhe prokurorët. Kryeministri Rama dje dhe sot i tha se është gati për vetting ndaj politikanëve duke përfshirë edhe familjet nga ku politikanët më së shumti sulmojnë njëri tjetrin, por kryedemokrati u thye shpejt duke thënë se kjo duhet të ndodhte vetëm për politikanët dhe lidhjet e tyre me krimin.

E meqë Basha thotë se do një vetting vetëm për lidhjet e saj me krimin, në bëmë një kërkim të shpejtë në Google për lidhjet e Bashës me krimin dhe, na dolën disa raste. Të dënuar për kultivim kanabisi apo minavënës të arrestuar pas muaj hetimesh, rezultojnë që të kenë qenë krah Bashës.

Për sa kohë Basha ka vënë në platformën e tij të vetingut të politikanëve vetëm lidhjet e tyre me krimin, tani i bie që të jetë duke bërë gati dorëheqjen nga jeta politike për tu rikthyer në Holandë, aty ku i rri familja dhe mendja.

Më poshtë po ju sjellim disa raste, të publikuara nga mediat, ku Basha pozon në aktivitetet e partisë së tij me të arrestuar e dënuar për vepra të ndryshme penale, si minë-vënia dhe kultivimi dhe tregrimi i lëndëve narkotike e te tjera vepra penale te renda.

Më saktë, sic është botuar më herët në media, Basha ka foto më Flamur Begën që vinte mina me sahat, Arben Zibrin, i cili u kap me 130 kg Kanabis dhe Durim Kecin, i cili mbante mbi vete një sërë veprash penale e që ishte në cadrën e Lulzim Bashës vitin që shkoi.

Tani, me të gjitha këto foto e fakte, vettingu për Bashën, me logjikën e tij mund të quhet i mbyllur. Nëse vettingu për Bashën është ky që ka shkruar në “platformën” e tij, atëherë ai është qe sot i shkarkuar!  

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU