Basha, kandidatë ‘me shumicë’, zbardhen emrat e PD për zgjedhjet e 25 Qershorit

Pas tejkalimit të çdo afati, Partia Demokratike ka dorëzuar më në fund listën e kandidatëve për deputetë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Mësohet se lista përmban më shumë sesa 140 kandidatë dhe është dërguar pranë KQZ mëngjesin e së martës.

Ditën e djeshme, institucioni i administrimit të zgjedhjeve shtyu sërish afatin për t’i dhënë mundësinë Partisë Demokratike që të dorëzojë një listë të plotë.

Për Tiranën mësohet se PD ka dorëzuar 50 kandidatë nga 18 që kishte më parë. Ndërsa për Durrësin janë dorëzuar 19 kandidatë nga 8 që ishin. Në Dibër 9 nga 5 që ishin dorëzuar. Gjirokastra është plotësuar me 9 emra, nga 4. Për Fierin janë 20 emra.

Në Berat vijojnë 9 emra dhe nuk ka shtesa në listë. Në kryeqytet renditet në vendin e 20, Ahmet Prençi.

Ndërkohë në Lezhë ka ndryshuar renditja dhe Preç Zogaj renditet i katërti.

Në vijim pritet të zbardhen edhe emrat që do të garojnë nën siglën e PD për zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit. /javanews/b.d

Tiranatirana1tirana2

fier1

fier

 

gjirokaster

korce

berat

dibra

elbasani

ELBASAN

vlora

shkoder22

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU