Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka sulmuar ashpër kryeministrin Rama të cilin e ka akuzuar sërish për kriminalizimin e ekonomisë dhe pastirmin e parave të drogës.
Basha u pyet nga gazetarët lidhur me kërkesën e të majtëve për shkarkimin e kryebashkiakut të djathtë të Mallakastrës, i dënuar për grabitje, por Basha i është shmangur një përgjigje rreth qëndrimit të tij për zyrtarin vendor të PD.
“Edi Rama është gati të zhvishet lakuriq t’i shmanget pyetjes se e mbrojti Saimir Tahirin. Përgjigja për pyejten që sapo bëtë është në këtë kontekst…”, tha Basha.
Më tej Basha i është rikthyer thirrjeve të prokurorisë për hetimin e konçesioneve dhe tenderave qeveritarë përmes të cilave sipas tij po pastrohen paratë e krimit. Basha tha se paratë e pista po përzënë nga vendi paranë e ndershme. Ai kërkoi ndaljen e projektit “1 mld euro”.
“Shqipëria është një ndër 3 vendet kryesre për rrezikun e pastrimit të parave. Janë me qindra milionë euro të prodhuara nga droga në duart të kriminelëve të cilët duan t’i qarkullojnë e pastrojnë këto para. Nuk ka dyshim se bumi në ndërtim është rezultat i parasë që vjen nga droga, ndërkohë që janë pa shitur mijëra apartamente. Nuk ka dyshim se konçesionet janë skema të pastimit të parave. Ka një parim themelor në ekonomi, paraja i e pistë përzë paranë e ndershme. Në Shqipëri paraja e ndershme po largohet, investimet e huaja po bien. Qeveritarët blejnë vila me paratë e pista të krimit e korrupsionit. Rama i tha shqiptarëve të mos i marrin seriozisht akuzat për pastrimin e parave të pista. Për 4 vite ai u tha shqiptarëve të qeshnin se në Shqipëri mbillej drogë. Edi Rama u tha shqiptarëve të qeshnin me opozitën se e thërriste Elvisin, Ervin. Prokuroria duhet të hetojë pastrimin e parave në çdo akt konçesioni dhe tenderi qeveritar. kapja e ekonomisë nga krimi duhet ndalur tani. Është koha t’i themi Edi Ramës ndal”, deklaroi Rama./a.m.