Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se drejtori i Policisë së Shtetit i vë në shërbim makinën e tij Klement Balilit, trafikant i kërkuar ndërkombëtar.
Basha tha në emisionin “Tempora” të gazetares Sonila Meço në Ora News, se Ardi Veliu sillet si stjuardesë e Balilit.
“Fytyra tjetër drejtori i Përgjithshëm i policisë sillet si stjuardese me një trafikant ndërkombëtar të drogës, duke i ofruar makinën e tij. Ky është një moment tragjik për të huajt. Duket si një skenë nga filmi i narkos. Duket edhe komik. Një shtet i cili përkulet, serviloset përpara një të kërkuari ndërkombëtar dhe sillet brutalisht ndaj qytetarëve të thjeshtë, ky shtet duhet të rrëzohet”, deklaroi Basha.
a.cupaj