Etrit Berisha, portieri i Atalantas, është ndarë i kënaqur me barazimin e arritur mbrëmë ndaj Juventusit 2:2
“Punë e shkëlqyer ekipore dje. Kemi marre një pike, e cila është e rëndësishme për rrugëtimin tonë”, ka shkruar Berisha në Facebook përcjell Express.
Pas këtij barazimi Atalanta është ngjitur në kotën e 64 pikëve dhe është në rrugë të mbarë që të siguroj pjesëmarrjen në Europa League për sezonin e ri. /Express/