Azilkërkuesit rrëmbejnë dhe përdhunojnë gjithë natën adoleshenten

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Lecce të Italisë ku një vajzë 15-vjeçare është përdhunuar nga dy azilkërkues nga afrikanë.

Vajza 15-vjeçare u gjet në gjendje shoku nga familjarët në orët e para të mëngjesit, në një tendë pranë plazhit.

Adoleshentja tregoi para punonjësve të policisë se u përdhunua nga dy persona me origjinë afrikane në tendën ku ajo u gjet.

Ajo kishte dalë me miqtë e saj për të parë fenomenin e rrëzimit të yjeve shkruan TGcom. Por, kur do kthehej në shtëpi, vajza në gjendje të dehur u ndalua nga emigrantët të cilët e përdhunuan për disa orë.

Ajo qëndroi në gjendje shoku gjatë gjithë natës te tenda, derisa u gjet nga të afërmit.

Policia ka identifikuar njërin prej agresorëve, një 22-vjeçar nga Gambia ndërkohë po punon për identifikimin e personit tjetër./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU