Kryetari i Partisë Demokratike është takuar pasditen e së mërkurës, kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Gjithashtu, Basha do të mbledhë pasditen e sotme, në orën 17:00 Këshillin Kombëtar.
Mësohet se në fokus të mbledhjes do të jetë protesta e radhës së PD, edhe pse nuk dihet ende një data fikse se kur do të zhvillohet. Burime për Report Tv bëjnë me dije se protesta e radhës do të drejtohet nga Forumi Rinor i kësaj partie.
Kujtojmë se ditën e nesërme do të mbahet seanca plenare dhe referuar zhvillimeve të fundit, opozita e bashkuar ka protestuar sa herë që ka parlament.
/a.rada