Një 35-vjeçar u aksidentua për vdekje mbrëmjen e sotme në Kavajë nga një automjet.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50, në qendër të qytetit.
Një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin S. B., rreth 35 vjeç dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin e mjetit dhe drejtuesit të tij.
Ndërkohë, burime nga Kavaja bëjnë të ditur se viktima po udhëtonte me biçikletë drejt banesës në momentin e aksidentit. Shkak dyshohet se është bërë edhe mungesa e ndriçimit në rrugë.
/a.r