Kandaiti për kryetar i Partisë Demokratike Eduart Selami ka reaguar për procesin e deritanishëm. Ai ka ngritur një sërë shqetësimesh që cënojnë sipas tij garën.
“Ka pasur parregullsi. Disa kanë ndërhyrë dhe kanë bërë presione për të votuar zotin Basha. Po ashtu në disa qendra votimi ka qenë fotoja e zotit Basha.
Ka pasur edhe raste të mungesës së emrit në listë. Me gjithë se ky proces është i paplotë, është ende në vijim”, deklaroi Selami.
Ai falenderoi komisionerët që e përfaqësojnë teksa tha se për ta nuk ishte e lehtë, duke treguar pabarazinë e garës por edhe presionet sipas tij.
“Falenderoj ata që kanë votuar për këto zgjedhje historike për PD. Falenderoj të gjithë komisionerët dhe ata që kanë marrë pjesë në proces, dhe për përfaqësuesit e Eduart Selamit, pasi nuk ka qenë e lehtë të merrje pjesë si përfaqësues i Eduart Selamit”, tha ai.
Deklarata e Selamit ku ai flet për presione, pabarazi dhe parregullsi ngre një pipyetje mbi procesin, duke paralajmëruar kështu ndoshta edhe kontestim të rezultatit. Gjithsesi ai ka deklaruar se procesi është në vijim dhe duhet pritur për vijimësinë.
/a.m.