Romanët, zhytje në Tiber për vit të ri

Romanët sfidojnë të ftohtin dhe rreshjet e shiut, e hidhen në lumin Tiber nga një urë në Romë.

Zhytja tradicionale në Tiber festohet që prej vitit 1946, ditën e parë të vitit të ri. Këtë vit, vetëm 3 vetë e morrën guximin për tu hedhur nga ura Cavour, 30 metra e lartë.

Maurizio Palmulli është veteran i kësaj tradite. I njohur ndryshe si zoti OK, ai u hodh i parë në lumë, pasi përshëndeti turmën e njerzve të mbledhur aty dhe më pas u nxorr nga uji përmes një varke shpëtimi.

Dhjetëra vetë u mblodhën në kryeqytetin italian, pavarësisht frikës për ndonjë sulm të mundshëm në këtë sezon festiv, ndërsa Roma si shumë kryeqytete të tjera të Europës e ka nisur vitin 2016 nën masa të rrepta sigurie.

“Ndoshta jemi të rrezikuar por nuk mund të heqim dorë nga këto kënaqësi të vogla të jetës” tha një banor i Romës, Roberto Schietroma.

“Kemi shumë gjëra për tu shqetësuar por nuk ja vlen të frikësohemi për gjithcka, ndryshe nuk ja vlen të jetojmë. Duhet thjesht të jemi të qetë. Kaq” tha ai.

“Jam shumë e shqetësuar, po jetojmë në një klimë terrori dhe ne nuk jemi mësuar kështu” tha Elvira Marfoli, e cila kishte marrë me vehte edhe një flamur italian, teksa shijoi këtë event.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU