Së paku tre persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë larguar nga shtëpitë e tyre si pasojë e zjarreve masive në Australi.
Mesnatën e sotme, në ditën e tretë të emergjencës më shumë se 100 vatra zjarri ishin aktive në New South Wales (NSW) dhe Queensland.
Kryeministri Scott Morrison deklaroi se ushtria mund t’u bashkohet 1300 zjarrfikës që ndodhen në terren.
Qindra civilë gjithashtu janë bërë vullnetarë për të ndihmuar zonat e prekura.
Rreth 110 vatra zjarri shpërthyen papritur dhe autoritet nuk patë mundësi të lajmëronin popullsinë për tu evakuuar.
Flakët në Queensland kanë përfshirë një zonë të gjerë pyjore, ku aktualisht janë shkrumbuar 2 mijë hektarë bimësi.
Banorët e zonave të ndryshme janë paralajmëruar të kenë kujdes nga ajri i ndotur si pasojë e tymit, që mund t’i shkaktojë problem sidomos fëmijëve, të moshuarve, dhe personave me patologji kardiake apo në frymëmarrje.
Shumë nga zjarret kanë shpërthyer në zona që po përjetojnë një periudhë të gjatë thatësie, dhe favorizohen nga erërat e forta dhe temperature deri në 35 gradë Celsius.]
g.kosovari