• Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Top Bar Navigation
Friday, December 6, 2019
Javanews
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zgjedhjet rajonale në Gjermani, shuplaka djegëse për Kancelaren

Java News by Java News
13/03/2016 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sondazhet pas mbylljes së kutive të votimit flasin për sukses të konsiderueshëm të AfD së djathtë në zgjedhjet në të tria landet. CDU-ja e kancelares Merkel pësoi humbje. Kutitë e votimit në Baden-Vyrttemberg, në Rajnland-Pfalc dhe në Saksoni-Anhalt u mbyllën në orën 18.00. Më shumë se 12 milionë gjermanë patë mundësi të votonin për të zgjedhur parlamentet në tri lande.

Saksoni- Anhalt

Në bazë të sondazheve (exit-polls) pas mbylljes së kutive të votimit, partia e djathtë Alternativa për Gjermaninë, AfD fitoi 23 përqind të votave në landin lindor të Saksoni- Anhaltit. Me këtë ajo u bë partia e dytë pas CDU-së në pushtet. CDU-ja arriti të marrë 29 përqind. Partia Socialdemokrate, SPD, mendon se rrëshkiti në rreth njëmbëdhjetë përqind, pas Partisë së Majtë, e cila mendohet se mori 17 përqind të votave.

Infografik Landtagswahl Sachsen-Anhalt Englisch

Rajnland-Pfalc

Në Landin perëndimor të Rajnland-Pfalcit, SPD duket se do të vazhdojë të qendrojë edhe më tej në pushtet. Në bazë të sondazheve pas mbylljes së kutive të votimit, SPD besohet se ka marrë 37,5 përqind. Të Gjelbrit me vështirësi kanë arritur të kalojnë pragun e pesë përqindshit për të hyrë në parlament. Ndërsa AfD arriti të fitojë rreth njëmbëdhjetë përqind të votave.

Infografik Landtagswahl Rheinland-Pfalz Englisch

Baden-Vyrttemberg

Në bazë të të dhënave të para nga Baden-Vyrtembergu, partia e Gjelbër ka arritur të fitojë rreth 32 përqind të votave, ndërsa CDU-ja, e cila e ka drejtuar landin deri në vitin 2011, pësoi një humbje të madhe votash prej 11 përqind, duke marrë 27,5 përqind. AfD arriti të marrë 12, 5 përqind në këtë land, duke arritur vendin e katërt pas SPD, e cila ra në 13 përqind, nga 23 përqind në 2011-ën.

E ashtuquajtura “Super-E Diela” u konsiderua edhe si një votim për politikën e dyerve të hapura të Merkelit ndaj refugjatëve. Vitin e kaluar në Gjermani erdhën më shumë se një milion refugjatë.

Infografik Landtagswahl Baden-Württemberg Englisch

Kjo politikë ngjalli debate në opinionin publik gjerman dhe brenda CDU-së së Merkelit. Kancelarja vazhdoi t’i kundërshtojë masat si caktimi i një numri maksimal për refugjatët e rinj dhe ka mbështetur një plan për t’i shpërndarë refugjatët në 28 shtetet anëtare të BE.

CDU në vështirësi?

Sondazhet paraelektorake i kishin parashikuar humbjet për CDU-në dhe partnerin e saj të koalicionit qeveritar, SPD dhe forcimin e partisë populiste Alternativa për Gjermaninë, AfD.

Në landin jugperëndimor të Baden-Vyrttembergut, CDU-ja e priste një humbje ndaj të Gjelbërve. Guido Wolf, kandidati kryesor i CDU-së në këtë land tha se fushata elektorale e këtij viti ishte “më e vështira” që ka pasur partia.

AfD merr mbështetje

Partia populiste e djathtë, AfD bëri fushatë mbi bazën e një platforme kundër migrantëve. Ajo u përpoq të marrë mbështetje nga votuesit e zhgënjyer nga qëndrimi i Merkelit ndaj refugjatëve.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere u pati bërë thirrje votuesve të mos e mbështesin AfD. “AfD nuk ka koncept politik dhe as kompetencë për të gjetur zgjidhje” për problemet e Gjermanisë, i tha ai gazetës “Die Welt.”

DW

Next Post

Kur Kastro Zizo bën filozofin pa folur fare (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Arrestohet në Morinë 29-vjeçari nga Rrësheni i kërkuari nga Italia për vjedhje me dhunë

Arrestohet në Morinë 29-vjeçari nga Rrësheni i kërkuari nga Italia për vjedhje me dhunë

December 6, 2019
Bilanci i dëmeve të tërmetit/ Zv/ministrja e brendshme: Shemben 30 objekte, 19 pacientë të shtruar në spital

Bilanci i dëmeve të tërmetit/ Zv/ministrja e brendshme: Shemben 30 objekte, 19 pacientë të shtruar në spital

December 6, 2019
Presidenca e OSBE-së/ Rama nga Bratislava: Hap historik, inspirim për vendin tonë

Presidenca e OSBE-së/ Rama nga Bratislava: Hap historik, inspirim për vendin tonë

December 6, 2019
Rezoluta për ndërhyrjet e huaja, Balla: Masa ligjore për identifikimin e llogarive

Rezoluta për ndërhyrjet e huaja, Balla: Masa ligjore për identifikimin e llogarive

December 6, 2019
“350 mijë euro i mori si dhuratë në një kuti këpucësh”/ Boki13 flet për zhvatjet e prokurores

“350 mijë euro i mori si dhuratë në një kuti këpucësh”/ Boki13 flet për zhvatjet e prokurores

December 6, 2019
FOTO/ Italia dëbon 32-vjeçarin shqiptar për terrorizëm, nga murator në radikal me mjekër

FOTO/ Italia dëbon 32-vjeçarin shqiptar për terrorizëm, nga murator në radikal me mjekër

December 6, 2019
Rritet bilanci i viktimave, cigaret elektronike u marrin jetën 48 amerikanëve

Rritet bilanci i viktimave, cigaret elektronike u marrin jetën 48 amerikanëve

December 6, 2019
VIDEO+FOTO/ Banorët mbyllen në shtëpi, fshati rus pushtohet nga arinjtë polarë

VIDEO+FOTO/ Banorët mbyllen në shtëpi, fshati rus pushtohet nga arinjtë polarë

December 6, 2019
“Me Edin njiheshim që në shkollë”, ish-ministri flet për familjen Reçi që humbi jetën nën rrënoja

Ahmetaj mbledh kompanitë e sigurimeve: Do të paguani 12 mln euro për dëmet nga tërmeti

December 6, 2019
Petro Koçi nervozohet me Presidentin: Ilir Meta, në aksion për të rilindur ’97-ën, por do të dështojë

“Jam dëshmitar i pamjeve të pallateve të shkërmoqura…”/ Koçi: T’i vëmë gishtin kokës, ato ishin viktima i vrau tërmeti në bashkëpunim me…

December 6, 2019

LAJMET MË TË LEXUARA

U shfaq në krah të Ramës, kush është vajza shqiptare e Vitorio Sgarbit dhe historia rozë me të ëmën e saj

U shfaq në krah të Ramës, kush është vajza shqiptare e Vitorio Sgarbit dhe historia rozë me të ëmën e saj

by Java News
December 5, 2019

Ish zv.Kryeministri i Berishës sulmon Bozon: Pse një “mësuese dherash” duhet të na detyrojë si t’i shpenzojmë paratë?

Ish zv.Kryeministri i Berishës sulmon Bozon: Pse një “mësuese dherash” duhet të na detyrojë si t’i shpenzojmë paratë?

by Java News
December 5, 2019

“Pse nuk e ngrite zërin më parë?”, Lubonja pyet LIVE inxhinieren Luljeta Bozo

“Pse nuk e ngrite zërin më parë?”, Lubonja pyet LIVE inxhinieren Luljeta Bozo

by Java News
December 5, 2019

FOTO / Heroi me katër putra, që shpëtoi jetë njerëzish në rrënojat e Durrësit

“Zhurma” për Emergjencat, si i shiti Qeveria “Berisha” qentë e Policisë për 50 euro

by Java News
December 5, 2019

Punonjësit janë detyruar të japin rrogën? Rama flet për herë të parë edhe për shpërblimet e Vitit të Ri

by Java News
December 6, 2019

Renato Mekolli largohet nga “Hell’s Kitchen”, e zëvendëson shefi që ka gatuar për Ronaldon

Renato Mekolli largohet nga “Hell’s Kitchen”, e zëvendëson shefi që ka gatuar për Ronaldon

by Java News
December 5, 2019

Arben Malaj: Socialistët nuk më duan, por unë do të jem Ciprasi i Shqipërisë!

Qeveria e pezullon nga detyra, Arben Malaj: Do ta kem më të lehtë të përballem me abuzuesit e pushtetit

by Java News
December 5, 2019

Rama zbulon detaje: Ku do të ndërtohen 500 apartamentet e Erdoganit dhe lagjet e reja

by Java News
December 6, 2019

Materniteti “Koço Gliozheni” përgënjeshtron ish-deputetin e PD: Mos përhapni panik! Godina është e sigurt, nuk ka dëme në strukturë

Materniteti “Koço Gliozheni” përgënjeshtron ish-deputetin e PD: Mos përhapni panik! Godina është e sigurt, nuk ka dëme në strukturë

by Java News
December 5, 2019

Shkatërrimet nga tërmeti, inxhinierja e ndërtimit: Nuk duhej ndërtuar në zonat e ndaluara!

Një Shqipëri si Luljeta!

by Ilir Çumani
December 5, 2019

JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Gjik Kuqali”, Pallati 2, Shkalla 2. Apartamenti 4, Tiranë
  • Email: [email protected]
  • NUIS: L12428001P
  • Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Footer Navigation

© 2019 JAVA NEWS - Të Gjitha Të Drejtat E Rezervuara. Desing by: Instant.al - Digital Agency

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon

© 2019 JAVA NEWS - Të Gjitha Të Drejtat E Rezervuara. Desing by: Instant.al - Digital Agency

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In