ZGJEDHJET/ Frika nga regjistrimi si të pavarur? Basha mbledh kryebashkiakët e PD

Armando Meta/ javanews.al

Kur kanë mbetur pak më shumë se 24 orë për regjistrimin e partive në zgjedhjet lokale të 30 qershorit dhe afro 3 javë nga afati për regjistrimin e kandidatëve për kryetarë bashkish në po këto zgjedhje, kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me të gjithë të zgjedhurit lokal të PD në krye të bashkive të opozitës. Referuar njoftimit zyrtar nga PD ky takim ka pasur si kryefjalë aksionin opozitar, si dhe përgatitjet për vijiminm e protestave.

Por nga ana tjetër burime të besueshme për javanews.al bëjnë të ditur se në këtë takim kryetarëve të bashkive të opzitës u është bërë e qartë se nuk duhet të rikandidojnë nëse PD nuk regjistrohet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Ditët e fundit mësohet se mjaft kryetarë bashkish të opozitës po shohin opsionin për të rikandiduar qoftë dhe si kandidat të pavarur, apo dhe në siglën e ndonjë partie tjetër, në kushtet kur PD- LSI janë në prag të bojkotit të zgjedhjeve lokale, pavarësisht kërkesave të SHBA- BE për pjesëmarrje në zgjedhje. Eshtë pikërisht ky vullnet ende formal dhe i pa zyrtarizuar i disa krerëve të bashkive aktuale të opozitës për të hyrë në zgjedhjeve pavarësisht qëndrimeve të PD- LSI, që ka detyruar edhe kreun e PD që t’i thërrasë në selinë blu duke u bërë të qartë kushtet e PD dhe vendimet e Këshillit Kombëtar të kësaj partie, për hyrjen në zgjedhje. E gjithë kjo situatë ka sjell shumë konfuzitet brenda kampit opozitarë ku nga njëra anë është qëndrimi i Perëndimit për pjesëmarrje në zgjedhje, dhe nga ana tjetër vendimi i krerërve të opozitës për t’i bojkotuar zgjedhjet.

 Regjistrimi i partive në zgjedhjeve 

Vetëm pak ditë më parë KQZ sqaron se afati ligjor për regjistrimin e partive politike për këto zgjedhje mbaron më datë 21 prill, kurse për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore në KQZ mbaron më datë 1 maj. Regjistrimi bëhet si gjithmonë pranë KQZ-së. Nëse partitë politike nuk respektojnë afatin e parë, ato nuk do të kenë mundësi të marrin pjesë në zgjedhjet e datës 30 qershor 2019. Nëse nuk respektojnë afatin e dytë, ato nuk mund të konkurrojnë si koalicione zgjedhore”, deklaroi KQZm, e cila 2 ditë më parë shty afatin e regjistrimit duke futur si argumentat ditën e festës së pashkëve.

Afati për kandidatët 

Nga ana tjetër partitë politike duhet të depozitojnë në KQZ edhe kandidatët për kryetar bashkie dhe këshillat jo më vonë se data 13 maj. “Sipas Kodit, depozitimi i listave shumemërore të kandidatëve për këshillat bashkiakë dhe kandidatëve për kryetar bashkie duhet të bëhet jo më vonë se data 13 maj. Nëse partitë politike nuk e respektojnë këtë afat, ato do çregjistrohen dhe nuk do figurojnë në fletën e votimit. Sipas nenit 77 të Kodit Zgjedhor periudha e fushatës zgjedhore fillon në datën 31 maj. /javanews.al

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU