Zgjedhjet, 130 milionë lekë fonde shtesë për KQZ

Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2019, i shtohet fondi prej 130 milionë lekësh për organizimin e zgjedhjeve për organet e vetëqeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave i cili vendosi që efekti financiar i këtij fondi shtesë të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2019.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU