Zëvendëskryeministri i Kosovës Stojanoviç: Jemi kundër Ushtrisë së Kosovës

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës nga radhët e Lista Srpska ka thënë se qëndrimi i serbëve për formimin e Ushtrisë së Kosovës, vazhdon të mbetet negativ dhe asgjë nuk ka ndryshuar në këtë drejtim.

Ftesës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli për të reflektuar dhe mbështetur formimin e Ushtrisë së Kosovës, Stojanoviç i është përgjigjur duke thënë se “pikëpamjet tona politike janë të definuara dhe nuk ka asgjë të re për t’u thënë për këtë çështje”, transmeton Koha.net.

Ai më tej thotë se janë në dispozicion të flasin, por jo nëpërmes medieve. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU