Zbulohet ditari i Astrit Deharit, ja çfarë shkruante aktivisti në burg

Aktivisti i  Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, i cili humbi jetën në qeli, ka mbajtur ditar gjatë kohës sa ka qëndruar në paraburgim në Prizren. Mediat në Kosovë shkruajnë se në ditar ka detaje shumë interesante për secilën vizitë që i kanë bërë familjarët në burg, gjithmonë të shoqëruar nga aktivistët e Vetëvendosjes.

Indeksonline e ka siguruar ditarin e Astrit Deharit, ku rrëfehen detaje të komunikimit të tij me familjarët dhe aktivistët e Vetëvendosjes. Në një letër të shkruar së fundmi nga Dehari, shkruhet se si aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk e lejonin asnjëherë të qëndronte vetëm me prindërit e tij, apo me motrën e bashkëshorten, pa qenë edhe dikush prej tyre prezent.

Në këtë pjesë të letrës, ai ka shkruar edhe se sekretari i VV-se, Dardan Molliqaj i ka thënë të mos mërzitet për faktet rreth akuzave që e rëndonin për sulmin ndaj Kuvendit, pasi e kishte siguruar se me këtë pjesë do të merrej Lëvizja Vetëvendosje. Ai e ka përmendur në këtë letër edhe një person me emrin Muharrem, i cili nuk dihet se kush është.

“Më ra shumë pak të flas me nënën, babin e Artën. Më treguan se e kanë takuar Muharremin e madje ai as që ka ditur se jam në burg. Më thanë të mos mërzitem fare. Edhe Dardani më thoshte të rri i qetë e të mos lodhem për gjetjen e fakteve, ngase me këtë pjesë merret “Lëvizja”, shkruhet ndër të tjera në faqen e ditarit prej 60 faqesh të Astrit Deharit.  /ma.me
ditari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU