Zbulimi/Krateri i një objekti misterioz qiellor zbulohet në Skoci

Zbulohet krateri i një asteroidi në Skoci që është përplasur me tokën 1.2 miliardë vjet më parë. Sipas gjeologëve britanikë të Oksford dhe Aberdeen, objekti qiellor mendohet se ka pasur një diametër prej jo më shumë se 1 km dhe ka ndodhur kur ishulli ishte një hapësirë toke e thatë me vendndodhje pranë ekuatorit.

Krateri i zbuluar ndodhet në detin e Skocisë, në rreth 200 m thellësi dhe sipas studiuesve bëhet fjalë për asteroidin më të madh që ka goditur ndonjëherë Britaninë e Madhe.

Shenjat e përplasjes antike ishin vërejtur që në vitin 2008, por vetëm tani është identifikuar vendi i saktë ku ka ndodhur impakti dhe që mbart gjurmët e tij.

Mendohet se përplasja ka ndodhur me një shpejtësi rreth 61 mijë km/orë dhe studime të mëtejshme mbi përbërjen e shkëmbinjve në atë zonë do të bëjnë të mundur të zbulohet më tepër mbi prejardhjen e trupit qiellor që goditi Tokën. (Tema)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU