Zbriti për të bërë foto, makina përplas turistin në Elbasan (FOTO)

Një turist ukrainas është plagosur, pasi e përplasi një makinë në aksin Elbasan-Librazhd.

Ai kishte ardhur me pushime në Shqipëri me një rulot dhe kishte ndaluar buzë rrugës për të bërë një foto të tunelit pranë Xibrakës.

Ndërsa një automjet tip ‘Benz’ që u fut në parakalim në këtë pjesë të aksit humbi kontrollin dhe e mori përpara turistin që kishte zbritur duke e plagosur.

Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet duke shoqëruar drejtuesin e makinës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU