• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Zana e Përrallave jeton në Brrakën e Doktorit, tek Long Hill-i i Lulzim Bashës mban vetëm shkopin

by Lorenc Vangjeli
30/10/2019 20:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lorenc Vangjeli

Përveç atij vetë, askush nuk e di se çfarë çmimi ka paguar Sali Berisha për t’u bërë kryeministër. Ish-presidenti u nis nga shtëpia e tij në Brrakë për t’u ringjitur në pushtet duke lënë pas terrorin e automatikëve të 97-ës, grushtin e shtetit të 98-ës, vetminë e frikshme të viteve më pas me një grusht njerëzish rrotull, zgjedhjet traumatike të 2001-shit deri në momentin kur u rikthye. I kishte paguar sakrificës një faturë të frikshme frike. Duke duruar si pakkush. Dhe duke ditur të presë si askush tjetër në atdheun e njerëzve të paduruar që kërkojnë gjithçka e menjëherë.

Vetëm ca pak dëshmitarë e kujtojnë vetminë e madhe të Edi Ramës kur i vodhën bashkinë e Tiranës dhe ju desh të mbyllte ambicjen e tij të pafundme për pushtet në zyrën e vogël të kryetarit të PS-së. I detyruar për të pritur. I bindur për të duruar. Dhe mbi të gjitha për të sakrifikuar pafund deri në ditën kur do të hynte në zyrën e kryeministrit. Edhe Berisha, edhe Rama e dinë mirë se në Tiranë gjithçka është në shitje dhe gjithçka ka një çmim. Ata e dinë se mund të blihet diploma e universitetit dhe seksi, mandati i deputetit dhe portofoli i ministrit, servilizmi dhe shërbesa, qumështi i harabelave dhe mushti i dallandysheve, vreri i mikut dhe mjalti i armikut. Vetëm një gjë nuk ka çmim. Postin e kryeministrit mund ta blesh vetëm me një monedhë: me sakrificë. Dhe vetëm duke kaluar nën kalvarin e sakrificës dhe të durimit, por dhe me yshtje nga dora e fatit, individë shumë të rrallë, jo më shumë se 50 e ca në gjithë historinë e Shqipërisë së pavarur, mund të hipin në lartësinë nga ku vullneti i tyre bëhet ligj me hir e pahir për gjithë të tjerët.

Këtij shorti kërkon t’i shpëtojë Lulzim Basha. Me vetëm gjashtë muaj analist part-time në studion e Fevziut, ai mori falas gjithçka tjetër që ka çmim në Tiranë. Ministër, kryetar bashkie shef i PD-së. I mbetej të bëhej kryeministër.

Nëse në 2017-ën do të kërkonte ta mundte Edi Ramën dhe jo ta joshte për bashkëqeverisje;

Nëse nuk do të gënjehej si studente naïve province nga pedagogu trendy i Tiranës;

Nëse, në vend të dëmshpërblimit,  do të rihidhte vetë në erë pallatin që i shembi Rama me dinamit, sot ai do të kishte qenë kryeministër prej dy vjetësh, kurse Edi Rama, do të ishte e shkuara e këtij vendi.

Dy vjet më pas, Basha vetëm ka gabuar dhe e ka komplikuar pafund rrugën e tij drejt kryeministrisë. Duke e bërë pothuaj të pamundur.

Ka gabuar me padurimin e tij. U derdh në rrugë, kur duhej të mblidhej në institucione. Djegia e mandateve ishte një idiotësi që i forcoi atij kontrollin mbi partinë e tij, por e largoi nga ndikimi mbi të gjithë shoqërinë shqiptare.

Ka gabuar me refuzimin e sakrificës. Sipas shpjegimit zyrtar ai nuk jeton më në apartamentin e tij të bollshëm, por është zhvendosur me qera në periferi të Tiranës, në zonën rezidenciale Long Hill. Le të imagjinohet për një çast se Basha, siç sqaron vetë, ikën nga apartamenti i dëmtuar nga tërmeti dhe jeton me qera në zonën e Freskut. Del me makinë nga rrëza e Dajtit, zbret poshtë në rrugën e Porcelanit, kthehet majtas e gjarpëron në rrugicat e saposhtruara nga lali Eri për të dalë në unazë sipër zonës së Brrylit. Pastaj vazhdon rrugën në drejtimin nga puna e Gent Cakës tek selia e PD-së. Një ikje-ardhje nga mëngjezi në darkë që do t’i jepte më shumë vota se gjithë retorika e tij kundër Ramës. Më shumë besim sesa çdo betim se nuk është si politikanët e tjerë që përfitojnë. Më shumë prova praktike se me ta e ndan morali dhe e diferencon përkohrësia. Duke shkuar në Long Hill ai ka treguar se ka shije dhe klas – natyrisht edhe para – por jo politesë dhe mendim përtej pajisjeve të kuzhinës dhe veglave për ujitje lulesh. Sepse përgënjeshtron me akte, çfarë i thotë goja. Demonstron interes me vepra, edhe kur urren me mikrofon. Bën hesap me xhep, edhe kur duhet të mendojë me shpirt. Ai mund të vazhdojë të mallkojë dy biznesmenë të talentuar si Pand Carapuli e Gon Papuli, por do t’i duhet të lëvdojë puën e tyre në Long Hill e gjetkë. Qoftë edhe anës pishinës së vilave dhe pa u zhytur në të. Duke ju dorëzuar vanitetit të çastit, ai ka vënë në dyshim të nesërmen e tij. Duke refuzuar sakrificën, ai ka klasifikuar si gënjeshtra edhe të vërtetat e tij. Duke ju dorëzuar luksit si oligarkët që pretendon se urren, ky oligark i politikës ka komplikuar rrugën e tij drejt kryeministrisë. Nuk mund të pretendosh ndershmërinë në formë dhe të jesh i pasur në thelb, nuk mund të përbetohesh për 99 për qind të shqiptarëve të varfër dhe të jesh një për qindshi gjithmonë e më i pasur i tyre, nuk mund të jetosh mes orgjisë dhe të flasësh si murgeshë delikate.

Ndryshe nga paraardhësit e tij që kanë shkuar në zyrën e katit të dytë të Këshillit të Ministrave duke sakrifikuar, ai mund të presë që kjo gjë t’i ndodhë vetëm nga një takim me fatin. Vetëm nëse takon Zanën e artë të Përrallave. Por është e vështirë që krijesa e bukur dhe pak naïve e përrallave të shfaqet dy herë në jetë. Aq më tepër kur i duhet të maskohet si Sali Berisha. Njeriu që triumfoi kur jetonte në Brrakë dhe ra në dëshpërim kur ju dorëzua shkëlqimit të papërballueshëm të vanitetit.

Next Post
“Ia dola për shkak të britmave”, flet studentja nga Elbasani pas tentativës për përdhunim

“Ia dola për shkak të britmave”, flet studentja nga Elbasani pas tentativës për përdhunim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fituesi i Nobelit rrëzon marrëveshjen e Washingtonit: Paqe? Jo, luftë për mineralet e Kongos

Fituesi i Nobelit rrëzon marrëveshjen e Washingtonit: Paqe? Jo, luftë për mineralet e Kongos

December 5, 2025
Polakët sjellin “Tapetin Magjik” për fëmijët shqiptarë

Polakët sjellin “Tapetin Magjik” për fëmijët shqiptarë

December 5, 2025
“U manipuluan votat në Durrës”/ GJKKO urdhëron SPAK të hetojë pretendimet e kandidatit Aulon Kalaja

“Nuk përdorem, s’jam as i Berishës as i Salianjit!”, Kalaja: Nëse krijojnë parti tjetër, nuk i mbështes

December 5, 2025
Me armë në makinë dhe në banesë, dy ‘gjahtarëve’ iu zbulohet edhe drogë

Me armë në makinë dhe në banesë, dy ‘gjahtarëve’ iu zbulohet edhe drogë

December 5, 2025
Del për herë të parë foto e Sali Berishës me Enver Hoxhën / Baze: PD duhet të ndjehet e turpëruar nga ky fosil…

Tabloja sinoptike e Sekretarit të Parë të PD-së

December 5, 2025
Putin ultimatum Ukrainës: Tërhiquni nga Donbasi ose ne e marrim me forcë!

Putin ultimatum Ukrainës: Tërhiquni nga Donbasi ose ne e marrim me forcë!

December 5, 2025
Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

Pse nuk kandidon për kryetar partie përballë Berishës? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

December 5, 2025
Tradhtar i Hamasit dhe figurë kyçe për Izraelin? Fundi i papritur i Abu Shabab

Tradhtar i Hamasit dhe figurë kyçe për Izraelin? Fundi i papritur i Abu Shabab

December 5, 2025
Berisha ‘dorëzohet’ edhe për 5 bashkitë e tjera: Mbështesim të pavarurit kudo që ndodhen!

PD nis analizën, urdhri për degët: Evidentoni çdo faktor, edhe kandidatët që ndikuan negativisht

December 5, 2025
KLSH zbardh abuzimet në hemodializë: Pagesa të dyfishta dhe mungesë investimesh nga kompania e Allajbeut

KLSH zbardh abuzimet në hemodializë: Pagesa të dyfishta dhe mungesë investimesh nga kompania e Allajbeut

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In