Ylli Rakipi sulmon Juncker: Njihet që fjalitë i lëshon sipas avujve të alkoolit, e ka mbaruar funksionin

“Juncker njihet që fjalitë i lëshon sipas avujve të alkoolit”, kështu i ka komentuar gazetari i njohur Ylli Rakipi, deklarata e dhëna sot nga Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker.

I ftuar në emisionin Dritare me Rudinën” në News 24, ku u komentua situata politike në vend dhe përplasja midis Presidentit dhe kryeministrit për datën e  zgjedhjeve, Rakipi tha se “Rama është i zoti të marrë qoka”.

Vizita e Ramës vjen në një ditë të keqe, bëhet për të marrë ndonjë benefit. Ndërsa Juncker njihet që fjalitë i lëshon sipas avujve të alkoolit. Ai e ka mbaruar funksionin, pritet ta zëvendësojë dikush tjetër. Rama është në fund të krediteve të veta dhe kërkon të takojë këta pleqtë e Europës. Megjithatë mund të them se Rama është i zoti të marrë qoka”, tha Rakipi.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU