“Xhisiela”, Prokuroria pushon hetimet për kërcënimin e policit

Rasti i Xhisiela Malokut shkaktoi bujë në opinionin publik dhe atë politik, dhe së fundmi Prokuroria ka pushuar hetimet.

Organi i akuzës pushoi këtë hetim për kërcënimin e pretenduar ndaj oficerit të policisë Emiljano Nuhu, teksa ky i fundit po hetonte për dhunë Rexhep Rrajën, djali i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Ky vendim erdhi pasi Prokuroria e Tiranës nuk gjeti prova që oficeri Nuhu të jetë kërcënuar nga pjesëtarë të fisit Rraja nga Fushë-Kruja.

Korrikun e 2018, oficeri i policisë denoncoi në komisariatin nr.6 se ishte kërcënuar nga Redjan e Ramazan Rraja, në një lokal në zonën e Unazës së Re.

/a.r

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU