Xhensila Pere këmbëngul: Pse do i them po rolit me pullë të kuqe në kinema!

Finalistja e “Big Brother” dhe “Ish-Miss Universe 2014” e nisi Vitin e Ri 2018 me kupën e fitores së spektaklit të kërcimit “Dance with me”. Pasi ka provuar skena të nxehta në “reality show”, ka luajtuar skena erotike me ish-të dashurin për Shën Valentin, tani është koha të eksperimentojë në aktrim, një terren që e intrigon shumë. Dhe natyrisht që një tip i hapur dhe guximtar si ai i Xhensilës nuk mund t’i thotë jo një roli me pullë të kuqe. Për eksperiencën televizive të kërcimit në krah të Trim Jetullahut, pasionet dhe dashurinë Xhensila Pere flet në këtë intervistë për gazetën “Panorama Plus”.

Pjesëmarrja jote në garën VIP “Dance with me” të nxori fituese. Si do e përshkruaje këtë eksperiencë te “Dance with me”?
Një ëndërr e kthyer në realitet, do e cilësoja. Pasionin tim për kërcimin e kam treguar kudo, ndaj realizova një ëndërr në sirtar.

Çift me këngëtarin nga Kosova, Trim Jetullahu. Njiheshit më parë dhe patët kimi në skenë?
Personalisht jo. Nuk njiheshim, por patëm kimi në skenë, gjë që solli dhe triumfin tonë.

Kjo nënkupton që jashtë skenës u bëtë miq. Shumë prisnin që ju mund të bëheshit çift, ndodhi apo s’ndodhi një gjë e tillë?
Jashtë skenës kemi qenë miq dhe kalonim një pjesë të mirë të kohës, duke marrë parasysh që ishte nga Kosova dhe pa miqtë e tij. Në të përditshmen dilnim shpesh bashkë me miqtë e mi. Nuk ndodhi asgjë mes nesh, as në skenë, as jashtë saj, pasi te njëri-tjetri pamë një miqësi nga ato të pastrat dhe afatgjatë.

Kush nga ju të dy e mori kupën në shtëpi, dhe përveç saj, çfarë mendon se ke fituar tjetër nga ajo garë?
S’kishte si të ndodhte ndryshe. E mbajta unë, por kjo me mirëkuptim, sepse Trimi u tregua shumë gentleman duke vlerësuar se sa shumë punova (e jo vetëm unë) për atë kupë. Përveç kupës, fitova një nga ato eksperiencat që bëhen një herë në jetë, fitova miq dhe njohje të reja.

Gjatë performancave të tua ra në sy fiziku yt elegant, madje të dukeshin muskujt e barkut. Si arrite në atë formë fizike?
Me përjashtim periudhën 3-mujore të “Big Brother”, nuk kam pasur asnjëherë probleme me peshën. Aq më tepër me aktivitetin fizik që kisha gjatë Dance-t do dilnin akoma më në pah ata muskuj që nuk më mungojnë akoma dhe sot.

Duket, se Vera Grabocka është kumbara jote, pasi ishte ajo që të zgjodhi në “Miss Albania” dhe ajo, sërish, në këtë garë kërcimi. E ke menduar ndonjëherë të punosh pranë Verës dhe të duket e vështirë?
Të punosh pranë Verës është fat. Por, gjithashtu, edhe e vështirë, në rast se nuk je i aftë. Edhe pse mënyra sesi ajo punon, të bën të aftësohesh deri në maksimum. Me pak fjalë, nëse e ke yllin në ballë, Vera Grabocka është personi adapt që të bën të të shkëlqejë.
Burimi:http://www.panorama.com.al/panoramaplus/xhensila-pere-pse-do-i-them-po-rolit-me-pulle-te-kuqe-ne-kinema/

 

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU