Xhafaj: Meta i dha një alibi më shumë shpikësve të krizës

Pas vendimit të marrë nga Konferenca e Kryetarëve dy ditë më parë, Kuvendi ka nisur mocionin me debat mbi vendimin e Presidentit.

Në fjalën e tij, ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj tha se vendimi i Ilir Metës tregon se kreu i shtetit i ka tejkaluar kompetencat.

“Presidenti dhe Qeveria nuk kanë asnjë përgjegjësi për organizimin administrative të zgjedhjeve.

Nga momenti i shpalljes së datës së zgjedhjeve, detyrimet i kalojnë KQZ-së.

Ai ka gabuar sepse vendimi i tij nuk i shërben zgjidhjes së krizës, por duke i dhënë një alibi më shumë shpikësve të krizës” – tha Fatmir Xhafaj.

Ish-ministri tha nga foltorja se mazhoranca duhet ta pranojë që bëhet fjalë për një krizë të rënduar edhe pse ajo është e sajuar.


/javanews/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU