Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA, ja marrëveshjet që priten

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ndodhet në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pritet të nënshkruajë një marrëveshje për modernizimin e Forcës Ajrore

Ministrja Xhaçka do të takohet me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Patrick M. Shanahan. Vizita e Xhaçkës në Pentagon është e dyta brenda një viti. Gjatë vizitës së parë, ministrja e Mbrojtjes u prit nga sekretari i Mbrojtjes, James Mattis.

Gjatë vizitës, Xhaçka do të nënshkruajë gjithashtu një marrëveshje për modernizimin e Forcës Ajrore. Marrëveshja do të nënshkruhet me Departamentin e Mbrojtjes parashikon marrjen e disa helikopterëve Black Hawk, mirëmbajtjen tyre dhe trajnimin e personelit.

/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU