Xavi ka një porosi interesante për Rooney-n: Mos ik në Kinë

Xavi Hernandez, ish-ylli i Barcelonës, i ka bërë thirrje Wayne Rooney-t që mos të transferohet në Amerikë ose Kinë. Gjatë këtyre ditëve është raportuar se Wayne Rooney mund të transferohet në Kinë ose Amerikë, pasi nuk bën pjesë në planet e Jose Mourinhos.

Por, ish-anëtari i Barcelonës, Xavi, i ka bërë thirrje Wayne Rooneyt që mos të transferohet në Amerikë ose Kinë, përcjell Express.

“Me gjithë respektin për MLS dhe Kinën, dhe ligat e tjera, Wayne Rooney nuk është gati për këtë ende. Pas dy ose tri sezone, ndoshta, por në moshën e tij nuk është koha”, ka deklaruar ai.

“Një lojtar me aftësi si Rooney, duhet të luajë në ligat më të mira evropiane. Unë ende mendoj se ai ka shumë për t’i ofruar Manchester Unitedit”, ka theksuar ai, citohet “Express”. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU