I vuri zjarrin ullishteve në Patos, pranga për një personi

Arrestohet në flagrancë një person i dyshuar si shkaktar i zjarrit të qëllimshëm.

Mësohet se gjatë ditës së sotme rreth orës 11:00, në kufirin ndarës midis Patos Fshat dhe fshatit Rerëz, ka rënë zjarr dhe janë djegur shkurre dhe ullishte.

Për fikjen e flakëve u organizuan shërbimet dhe shkuan në vendngjarje patrullat e policisë së Komisariatit Fier, Stacionit të Policisë Patos, zjarrëfikëset, grupe të FNSH-së, policia bashkiake si edhe forcat e ushtrisë.

Zjarri mori përmasa të mëdha dhe si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 25-30 hektarë bimësi si shkurre dhe ullishte, përafërsisht 20 mijë rrenjë ullinj.

Në orën 19:00, u bë e mundur fikja e zjarrit në këtë zonë.

Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Patos u arrestua në flagrancë si autori i dyshuar i kësaj ngjarje, shtetasi:

-Lefter Kalemi, 56 vjeç, banues në Patos Fshat, Fier.

Ky shtetas, i ka vënë zjarrin ullishtes së tij për ta pastruar por zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur tokat me ullishte të disa banorëve të tjerë të kësaj zone.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU