Zbardhet shkaku i vrasjes se Demir Hysenit, ne Itali. Pas arrestimit te shqiptarit tjeter, 60-vjecarit Kujtim Beli, mediat italiane referuar policise shkruajne se ai dyshonte se gruaja e tij e kishte tradhtuar pikerisht me viktimen.
Ai dyshonte se Hyseni kishte frekuentuar gruan e tij, me te cilen me pas ishte ndare dhe ajo aktulisht jeton ne Gjermani.
Mediat italiane shkruajne se ishte pikerisht kjo ceshtje qe coi ne ngjarjen me nje viktime. Policia ka thene ne oknferencen per mediat se i arrestuari ishte nje burre i dhunshem, dhe pikerisht ish gruaja dy vjet me pare e kishte denoncuar per keqtrajtime.
Beli dyshonte se në atë kohë gruaja e tradhtonte me Demir Hysenin, edhe ai i martuar dhe baba i një vajze të mitur.
Pas divorcit ne kthimin nga Gjermania, Kujtim Beli është kthyer për të jetuar në Shqipëri, por duket se nuk e ka harruar hakmarrjen ndaj 49-vjeçarit Hyseni. Policia ka arritur te zbuloje se me heret mes tyre eshte bere edhe nje telefonate, e cila mundesoi edhe zbulimin e autorit te krimit.
Hetimet
Policia italiane ka ngritur pistat e para të hetimit lidhur me ekzekutimin e shqiptarit Demir Hyseni, mëngjesin e sotëm, sapo doli nga banesa e tij.
Kujtim Beli i arrestuar per vrasjen, kishte mbërritur në Itali më datë 10 korrik po nga Bari, aty ku edhe u arrestua.
Dyshimet e policisë italiane janë se udhëtimi i tij nga Shqipëria kishte pasur si qëllim vrasjen e 49 vjeçarit Demir Hyseni, te cilin e ekzekutoi poshte baneses.
Mediat italiane shkruajnë duke cituar policinë italiane se autori i dyshuar është një shqiptar që kishte mbërritur në Itali në datën 10 korrik dhe që si mision kishte vetëm vrasjen e Hysenit dhe kthimin më pas në Shqipëri.
Pistat
Sipas mediave italiane, janë marrë dëshmitë e para për ngjarjen, që pritet të hedhin dritë rreth shkakut dhe të cojne drejt autorit te krimit.
“Ne vendin e ngjarjes, pervec policise eshte i pranishem Dario Allegretti dhe nenkoneli Mariano Celi, por edhe agjentet e policise se shtetit me komisarin Antonino Messineo”- shkruajne mediat italiane.
jane disa pista qe po ndiqen ne hetimin e ngjarjes. Nje piste e pare eshte ajo sentimtale, por nuk perjashtohet edhe nje tjeter piste, ajo e larjes se hesapeve per probleme mes tij dhe personit qe e ekzekutoi.
“Kush e njihte Demir Hysenin flet per te si nje njeri i qete, per se mbari, ashtu si e gjithe familja e tij. Ajo qe eshte e sigurte, sipas hetimeve, eshte qe viktima dhe autori njiheshin mes tyre”, shkruajne mediat italiane referuar policise.
FOTO/ Ekzekutohet shqiptari, dëshmitarët: Dëgjuam sherr, pastaj…
Muratori shqiptar, 49-vjeçar që u ekzekutua sapo doli nga shtëpia e tij në Terni, Itali, e po i afrohej makinës ishte i njohur në zonë për punën që bënte, por emer teresisht i panjohur per policine.
Mediat italiane kane zbardhur deshmite e para pas krimit. Sipas deshmitareve qe ka pyetur policia, ata thane se kane degjuar biseda.
Sipas tyre nga poshte hyrjes u degjuan zera, pastaj nje sherr dhe me pas te shtenat me arme. Ata thone se degjuan tre a kater te shtena, e pastaj pane shqiptarin te shtrire pertoke.
Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes, nderkohe qe ka gjetur edhe armen e krimit te hedhur ne nje kosh. /a.ç