Gjykata e Gjirokastrës ka dënuar me burgim të përjetshëm 76-vjeçarin, Apostol Kostën, i cili vrau në tetor të vitit 2017 çiftin, Aleko dhe Afërdita Kosta pasi një konflikti për një mur.
Trupi gjykues i përbërë nga Mirela Iliopulli, Enkelejda Doda dhe me kryesues Arben Dostin, pasi dëgjuan pretencën e dhënë nga ana e prokurorit Emror Kasaj, i cili kërkoi burgim të përjetshëm për Kosten, mbështetën tërësisht të gjitha aktet e vëna në dispozicion të gjykatës dhe përfundimisht e dënuan me burgim të përjetshëm, Apostol Kosten.
Procesi gjyqesor fillimisht e kishte marrë për shqyrtim Krimet e Rënda në kryeqytet dhe më pas ja përcolli për gjykim Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër.
g.kosovari