Zbardhet dëshma e gardistit që vrau gruan mëngjesin e sotëm në Allias të Tiranës. Alket Arapaj është shprehur se bashkëshorten e vrau pasi e tradhtonte. “Gruaja me tradhtonte prandaj e vrava. Edhe në shtëpi gjeja gjërat të lëvizura. Kohët e fundit më ishin shtuar dyshimet për tradhëtinë. Më vjen keq për vajzën, jam familjar i rregullt” tha ai para grupit hetimor. Gardisti është me arsim të lartë ushtarak (1993-1997), me gradën Kapiten me 21 vite punë ne Gardën e Republikës.
Në rrethin shoqëror dhe familjar Arapaj njihet si person i sjellshëm dhe praktikues i fesë Islame, ndërsa edhe gruaja ishte e mbuluar. Alket Arapaj ishte i pajisur me armë e shërbimit tip pistoletë, të cilën në bazë të ligjit ka të drejtë ta mbajë me vete edhe jashtë orëve të shërbimit.