Sot Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të shqyrtojë kërkesën e shtetasit Mikel Shallarit, i dyshuari kryesor për vrasjen e ish-komisarit Artan Cuku në qytetin e Tiranës.
Mësohet se Shallari kërkon nga gjykata zëvendësim të masës së sigurisë ku ndaj tij fillimisht u vendos masa “arrest me burg”.
Në nëntor 2017 kërkoi ndryshim të masës në sigurisë në “detyrim paraqitje”. Por në seancën e nëntorit, Gjykata e rrëzoi kërkesën e tij, duke bërë që i riu të mbetet sërish në burg.
Seanca e sotme është shtyrë pas mungesës së avokatit të Shallarit, i cili dyshohet se u pagua për eliminimin e Cukut, ngjarje e ndodhur në 8 Prill të vitit 2017.
/a.m.