DURRËS- Denis Shtraza, i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut më 6 janar 2016 në Durrës, ka mohuar sot në sallën e gjyqit se ka lidhje me ngjarjen. Shtraza ka dhënë edhe një alibi duke pohuar se ka qenë në Tiranë kur ka ndodhur vrasja. Ai thotë se në kohën e zhdukjes së Gaz Çollakut ai ka qenë në Tiranë nën shoqërinë e një vajze me emrin Marsela.
“Nuk kam asnjë lidhje me vrasjen e Çollakut. Me atë jam njohur në burg por s’kisha përplasje. Kur u plagosa në 2013, nuk kam fajësuar Çollakun”, ka thënë Denis Shtraza në seancën e sotme.
Më tej Shtraza rrëfeu para trupit gjykues se lajmin për rrëmbimin e Çollakut e mësoi përmes televizorit, teksa ndodhej nën shoqërinë e Marselës. Ai gjithashtu thotë se vrasjen e mesoi 1 dite me vone.
Ai ka treguar gjithashtu edhe për lidhjen me ish-shefin e krimeve të vrarë tashmë Ervin Dalipaj, gjithashtu i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut.
“Me Ervin Dalipajn jam njohur në Durrës, kishim një plazh privat. Kur u vra Çollaku kam qenë te 21 dhjetori në Tiranë. Takova Ervin Dalipajn dhe ikëm në Durrës. Për gjurmët e gjakut dhe telefonat nuk di asgjë”, ka deklaruar Shtraza.
NGJARJA
Shtraza dhe Dalipaj (i vrarë më 25 prill 2017) akuzohet ne lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 06.01.2016, në lagjen Nr.1 në Durrës, ku 4 persona, 3 prej të cilëve me jelekë dhe mbishkrimin “Policia”, kanë marrë me forcë duke e futur në mjetin e tyre tip “Audi A6” me ngjyrë të zezë, shtetasin, Gazment Çollaku 34 vjeç, banues në Durrës.
Çollaku u gjet i vrarë me armë zjarri një ditë më pas në fshatin Murqin, Krujë, i hedhur në rrugë dhe me gjymtyrë të lidhura.
Shtraza akuzohet për “Rrembimose mbajtje peng e personit” e paraprirë ose e shoqëruar me tortura fizike dhe kur është shkaktuar vdekja e tij”, e kryer ne bashkpunim, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake” dhe “Mbajtje pa të drejtë të uniformës”.
Dalipaj dhe Deniz Shtraza u shoqëruan nga policia vetëm 3-4 orë pas rrëmbimit dhe vrasjes së shtetasit Laert (Gaz) Çollaku me mjetin tip “Benz Ml”, me ngjyre te zeze me targa AA671MZ, në pronësi të Ervinit, ku janë gjetur gjurmë gjaku të njëjta me ato që janë gjetur në vendngjarje dhe në rrobat e viktimës;
a.ç