Prodhuesi i makinave Volkswagen dhe organizata gjermane e konsumatorëve “ZVBZ” deklaruan se kanë filluar bisedimet mbi një padi lidhur me skandalin e emetimeve të gazrave.
Kjo do të rrisë mundësitë e afërsisht 444 000 paditësve që marrin pjesë në proces në Gjykatën e Lartë Rajonale Braunschweig për pretendime kundër VW në lidhje me zhvlerësimin e makinave të tyre.
Në një deklaratë thuhej: “Qëllimi i përbashkët i “ZVZB” dhe Volkswagen është një zgjidhje pragmatike në interes të klientëve”. Aty thuhej se bisedimet ishin në fazë të fillestare.
Kryetari i gjykatës Michael Neef sugjeroi që palët të fillojnë bisedimet për zgjidhjen e problemit.
“ZVZB” përfaqëson interesat e shumë pronarëve të makinave. Ata mendojnë se janë mashtruar nga prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen, pasi zbuluan se emetimet e makinave të tyre janë shumë më të larta sesa u deklaruan.
Ata po kërkojnë kompensim për automjetet.
/a.r