Historia e vogëlushes Daisy dhe prindërve të saj ka prekur gjithë botën.
Kur Danielle Davies ishte shtatzënë, skaneri tregoi se në kokën e foshnjës ishte një cist. Mjekët i rekomanduan ndërprerjen e shtatzanisë, por Danielle refuzoi.
Pas lindjes, panë se vajza ishte pa sy, për shkak të një sëmundjeje të rrallë, të quajtur Anophthalmia. Është e mundur që vogëlushes t’i vihen sy xhami, për arsye estetike, por ajo nuk do të mund të shohë kurrë, pasi sëmundja është e pashërueshme.
Ditët e fundit, janë publikuar pamjet e Daisy-t teksa hyn në pishinë me nënën. E vogla ekzaltohet jashtë mase dhe kënaqësia e saj kur prek ujin është vërtet mallëngjyese.