• Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Top Bar Navigation
Friday, December 13, 2019
Javanews
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vitet e pritjes së një shoqërie të traumatizuar

Linda Karadaku by Linda Karadaku
05/03/2018 14:10
Politikat e aleancave dhe aleancat e politikës ne Shqipëri, duhen dy për tango!
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Linda Karadaku

Kanë kaluar tashmë pak më pak se 30 vjet, më shumë se cerek shekulli që nga vitet 90, kur pritshmëritë dhe ëndrrat evropiane të shqiptarëve ishin të artikuluara shumë qartë, bindshëm dhe me një entuziazëm që do ta bënte gjithkënd optimist për vitet në vazhdim. Pavarësisht ulje-ngritjeve të zhvillimit të Shqipërisë, në fakt, pritshmëritë nuk janë realizuar dhe optimizmi nuk ka prodhuar ende rezultatet e imagjinuara pak apo plotësisht.

Politika shqiptare vazhdon të dominohet pak a shumë nga të njëjtët aktorë, dhuna verbale dhe shpesh edhe fizike vazhdon të jetë po aq e pranishme në politikë, fjalori politik është më shumë se i tmerrshëm dhe dekurajues, diskursi politik vazhdon të sillet rreth të njëjtave tema dhe akuza dhe madje, edhe historia e rrezimit të komunizmit vazhdon ende, edhe pse kanë kaluar pothuaj tre dekada që atëherë.

Shoqëria shqiptare është edhe më në hall. Prishja e ekuilibrave të saj të brendshëm të para 90’-tës nuk u meremetua me ndërtimin apo rehabilitimin e mekanizmave të rinj, shoqëria shqiptare nuk u bë as më sociale, as më e drejtë, përkundrazi, traumat e kohës së komunizmit konkurojnë pa problem me traumat e tranzicionit, që hodhën poshtë me të drejtë një grup të ashtuquajtur vlerash të kohës së komunizmit, por nuk i zëvëndësuan ato me vlera demokratike dhe nuk krijuan mekanizma shoqërorë të përputhshëm me një sistem të ri politik.

Edhe më keq, në emër të demokracisë, domethënë në fakt në një përpjekje anarkike për të vendosur një sistem demokratik (nga ana politike), u krijuan të ashtuquajtura vlera të reja të kapitalizmit, të cilat në fakt nuk përkojnë shumë me kapitalizmin në një vend demokratik. Ato i ngjajnë më shumë një sistemi anarkik feudal në miniaturë me feudalë të vegjël që i përputhin rregullat e shtetit me nevojat e sundimit të tyre.

 

Politika dhe shoqëria shqiptare ka nevojë të unifikohen në një ridimensionim të sistemit politik dhe shoqëror, ku ndërhyrje kirurgjikale si reforma në drejtësi apo vetingu në polici të realizohen dhe të vendosin precedentin e funksionimit të shtetit ligjor.  Por kjo është vetëm një hallkë e sistemit. I tërë sistemi ka nevojë për ridimensionim, duke filluar nga politika tek shoqëria dhe anasjelltas.

Ne, qytetarët e thjeshtë, e prodhojmë klasën politike, por edhe ajo na prodhon ne, përmes mekanizmave të shtetit, funksionalë ose jo funksionalë, demokratikë, feudalë, apo anarkikë.  Ajo që na mungon të gjithëve në këtë vend është kohezioni social, shoqëror dhe politik. Shoqëria shpesh nuk është pjesë e vendimeve politike dhe as politika pjesë e vendimeve të shoqërisë.

Shija politike, shoqërore, mediale, ekonomike e qytetarit ndikohet nga klasa politike dhe administrative ndërkohë që qytetari e sheh politikën të shkëputur nga vendimet politike që ndikojnë drejtpërsëdrejti në jetën e tij të përditshme.  Gjetja dhe vendosja funksionale e një apo disa mekanizmave që do të krijonin kohezion midis qeverisjes dhe administrimit nga njëra anë dhe qytetarit nga ana tjetër, do të ishte dobiprurëse për të dyja palët, duke krijuar një lidhje afatgjatë midis qytetarit dhe administratës së qeverisjes.

Në fund të fundit, është e nevojshme dhe e domosdoshme që ndërhyrjet kirurgjikale në sistem, themelimi dhe funksionalizimi i mekanizmave veprues në politikë, administratë dhe në vetë shoqërinë, të shkojnë krah për krah me mbështetjen e masës së njerëzve, e asaj që quhet masë kritike.  Abraham Lincoln ka thënë: “Asnjë njeri nuk është  aq i mirë sa të qeverisë një njeri tjetër, pa pëlqimin e tij.” Në fund të fundit, nevoja për reformim të sistemit politik dhe administrative, shkon bashkë me nevojën që shoqëria ta kuptojë dhe përcetojë qartë dhe të vetë-reformohet, duke e perceptuar si një ndryshim normal, logjik dhe evolutiv të vetin.  Por këto procese shkojnë bashkë, dhe duke shkuar bashkë, ndihmojnë ose pengojnë njëri-tjetrin.

Prandaj, aq sa është me rëndësi që të reformohet ngrehina e qeverisjes, administratës, politikës, ekonomisë, po aq me rëndësi është që të reformohet vetë shoqëria, duke u bërë zot i fateve individuale dhe kolektive, duke mos i parë qeveritë dhe qeverisjet si oponencë, por si partner për të arritur të njëjtin qëllim final, demokratizimin e gjithë spektrit, politik, shoqëror, ekonomik dhe kështu me rradhë në të gjithë komponentët.

 

Next Post
Krijimi i qeverisë në Itali, skenaret për koalicionet e mundshme

Krijimi i qeverisë në Itali, skenaret për koalicionet e mundshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Ardi Veliu niset me urgjencë në Elbasan pas atentatit ndaj dy të rinjve, takim me drejtuesit e policisë

Ardi Veliu niset me urgjencë në Elbasan pas atentatit ndaj dy të rinjve, takim me drejtuesit e policisë

December 13, 2019
VIDEO/ Ishte me Merkel dhe Macron, Putin nën masa të rrepta sigurie edhe në banjë, e ruajnë 6 truproja

VIDEO/ Ishte me Merkel dhe Macron, Putin nën masa të rrepta sigurie edhe në banjë, e ruajnë 6 truproja

December 13, 2019
FOTO/ “Deri tani janë regjistruar 1879 tërmete”, Stacioni në Linzë mat lëkundjet e tokës, sizmologu shpjegon skemën

FOTO/ “Deri tani janë regjistruar 1879 tërmete”, Stacioni në Linzë mat lëkundjet e tokës, sizmologu shpjegon skemën

December 13, 2019
VIDEO/ “Zgjohu se s’ke bërë asgjë…”, Ulërimat rrëqethëse të familjarëve të 26-vjeçarit që u ekzekutua në Peqin

VIDEO/ “Zgjohu se s’ke bërë asgjë…”, Ulërimat rrëqethëse të familjarëve të 26-vjeçarit që u ekzekutua në Peqin

December 13, 2019
VIDEO/ Shkoi për ta ushqyer, luani i shqyen dorën punonjësit

VIDEO/ Shkoi për ta ushqyer, luani i shqyen dorën punonjësit

December 13, 2019
Pranë Ramës dhe “e rrethuar” nga ushtria. Me kë ishte sot tifoze fituesja e “Këngës Magjike”

Pranë Ramës dhe “e rrethuar” nga ushtria. Me kë ishte sot tifoze fituesja e “Këngës Magjike”

December 13, 2019
“Kam çliruar shtetin”/ Haradinaj: U munduan të më shantazhojnë mua e Kosovën, ua dhash fytyrës

“Kam çliruar shtetin”/ Haradinaj: U munduan të më shantazhojnë mua e Kosovën, ua dhash fytyrës

December 13, 2019
I plagosuri i atentatit në Peqin, niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë

I plagosuri i atentatit në Peqin, niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë

December 13, 2019
“Santa Lucia” godet Italinë/ Roma e Milano pezullojnë mësimin

“Santa Lucia” godet Italinë/ Roma e Milano pezullojnë mësimin

December 13, 2019
Fitoi derbin/ Halili: Ishte kismet nga Zoti… kaloi e keqja. Demi: Tirana e meritoi fitoren

Fitoi derbin/ Halili: Ishte kismet nga Zoti… kaloi e keqja. Demi: Tirana e meritoi fitoren

December 13, 2019

Lajmet Me Te Lexuara

  • Detaje nga ngjarja e rëndë në Librazhd, dyshohet se çifti u helmua nga një person 1,923 views
  • “Ça shkolle ke mbaruar ti Alban Dudushi?”, Kryemadhi sherr me gazetarët në studio 1,806 views
  • Pasi e akuzoi për vrasje me dashje, Kryemadhi ndërron pllakën: Ramën e kam shok… 1,180 views
  • Dy shenjat e Horoskopit me fat për sot, 13 Dhjetor 2019 1,010 views
  • FOTO/ Ndahet nga jeta këngëtari shqiptar, dedikimet prekëse të miqve: Prehu në paqe! 963 views
  • Kryemadhi nuk kursen askënd: Samir Mane shkatërroi dyqanet e lagjeve, Sandër Frangaj ka... 864 views
  • GALERI / Kush është çifti nga Librazhdi që u vetëhelmua pas dasmës 829 views
  • “Idiot ke mbetur”, degjeneron debati mes inxhinierit dhe aktivistit: Do të të shtyp me këmbë 813 views
  • Horoskopi ditor, e shtunë 14 dhjetor 2019 795 views
  • Jep edhe shpirtin... Kjo është shenja më zemërgjerë e zodiakut 783 views
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Gjik Kuqali”, Pallati 2, Shkalla 2. Apartamenti 4, Tiranë
  • Email: [email protected]
  • NUIS: L12428001P
  • Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Footer Navigation

© 2019 JAVA NEWS - Të Gjitha Të Drejtat E Rezervuara. Desing by: Instant.al - Digital Agency

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon

© 2019 JAVA NEWS - Të Gjitha Të Drejtat E Rezervuara. Desing by: Instant.al - Digital Agency

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In