Duhet të presim edhe një javë tjetër për të nisur realisht sezonin veror në plazh. Është ky parashikimi i sinoptikanëve sipas të cilëve kjo fundjavë do të karakterizohet nga vranësira në të gjithë vendin.
Po ashtu nuk do të mungojnë as shirat e lehtë, që sipas parashikimit të motit do të jenë lokalë.
Të dielën temperaturat maksimale do të arrijnë vlerën e 25 gradë, ndërsa kjo situatë do të vazhdojë deri në fund të muajit. Era do të fryjë e lehtë nga lindja në verilindje.
Por me ardhjen e Qershorit, mund të themi se zyrtarisht futemi në stinën e verës. Sipas meteorologëve, data 1 Qershor do ta gjejë Shqipërinë me mot të kthjellët dhe temperaturat që do të ngrihen deri në 27 gradë.
Vala e nxehtë do ta shoqërojë vendin tonë përgjatë gjithë javës së ardhshme, duke lënë pas kështu motin e paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu
a.ç