Videoja e zv/kancelarit me milioneren ruse, Austria shkon në zgjedhje të parakohshme

Kancelari austriak Sebastian Kurz lajmëroi se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas skandalit me zëvendësin e tij, Heinz-Christian Strache. Ky i fundit dha dorëheqjen më herët ditën e sotme.

Kriza në Austri nisi pas publikimit të videos të quajtur “Afera Ibiza”, në të cilën ai shihet duke biseduar me një milionere ruse.

Përveç dorëheqjes nga posti i zv.kancelarit, Strache ka dhënë dorëheqje edhe nga posti i kryetarit të partisë.

Në këtë video sipas mediave prestigjioze gjermane, në korrikun e vitit 2017, Heinz-Christian Strache, që është kryetar i partisë së djathtë populliste të Austrisë, FPO, dhe kolegu i tij partiak Johann Gudenus, gjatë takimit në Ibiza me rusen i kishin premtuar asaj tenderë, nëse do të financonte fushatën e tyre.

Stache ndryshe njihet edhe si politikan ekstremist me qëndrime kundër Kosovës./ i.h

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU