Një video shokuese është shpërndarë në internet ku shihet se si infermieri dhunon pacientin 89-vjeçar i cili vuan nga skleroza.
Videoja e publikuar më poshtë, shfaq momentin kur Jie Xiao godet vazhdimisht në fytyrë 89-vjeçarin George Karam.
Ai me dorën e djathtë e mbante pacientin e pambrojtur, ndërsa me të majtën e godiste pa pushim.
E gjithë historia e dhunës u zbulua kur familjarët e pacientit filluan të dyshojnë se çfarë po i shkaktonte mavijosjet në trupin e George, i cili dy vite më parë ishte pranuar në qendrën e kujdesit për të moshuarit në Ottawa të Kanadasë.
Nipi i George, Daniel Nassrallah, një avokat i zoti, kishte vendosur të instalojë kamera të fshehta brenda dhomës së gjyshit të tij, që të kuptoj se çfarë në të vërtetë po ndodhte.
Por, ai mbeti i shokuar kur pa pamjet e filmuara nga kamerat që i kishte fshehur brenda dhomës.
“Me një fjalë kam mbetur i shtangur, këmbët filluan të më dridhen dhe nuk e dija si të reagojë”, ka deklaruar Daniel. /a.m.