Reperi i njohur Stresi, është mjaft i angazhuar me koncerte në të gjithë Shqipërinë. E përderisa është i kërkuar gati në të gjitha qytetet e Shqipërisë, sigurisht se i bie të kthehet vonë në shtëpinë e tij.
Por, edhe pse kthehet vonë, shtëpia e tij nuk është e zbrazët, është dikush që e pret zgjuar deri në orët e vona. Ai ka ndarë së fundmi me fansat një video, në të cilën shfaq momentin e kthimit në shtëpi, e ndërsa mamaja e tij e pret zgjuar duke dëgjuar këngë “Ilahi” (fetare muslimane).