Me një vlerë investimi prej vlerë 490 milionë lekë në kuadër të programit të Rilindjes Urbane, Bashkia e Krujës është transformuar rrënjësisht duke u kthyer në një hapësirë për 83.000 banorët e kësaj bashkie dhe turistët e shumtë.
Rikualifikimi urban i sheshit “Gjergj Kastriot Skënderbeu” përfshiu zgjerimin, asfaltimin, ndriçimin LED të rrugës kryesore, rrugës “Donika Kastrioti”, rikualifikimin e sheshit “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, kthimin në pedonale të sheshit “Mustafa Kruja”, ndërtimin e parkimit nëntokësor, si dhe ndërtimin e këndit të lojërave.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje të transformimit dhe rilindjes së bashkisë Krujë.
Sheshi “Gjergj Kastriot Skënderbeu” u kthye nga rrugë me gropa, në një hapësirë në gurë, të zbukuruar nga vazot e varura në mure dhe ullinj, kjo traditë 500-vjeçare.
Tjetër detaj është ndriçimi i zgjedhur me shumë kujdes, i trotuareve në qendër.
Banorët e bashkisë Krujë, të cilët tashmë kanë një qendër të re, tre hapësira publike, kënd lojërash, hapësira për parkimin e mjeteve dhe për më tepër e bën qytetin më mikpritës për mijëra vizitorë, të cilët zgjedhin Krujën si qendër të turizmit kulturor.