VIDEO / Përmallohet Celine Dion, nuk mban dot lotët në koncert

Pas 16 vitesh, me më shumë se 1 141 shfaqje, duartrokitje pafund, Celine Dion përformoi për herë të fundit në Cezar Palace në Las Vegas.

Një mbrëmje e mrekullueshme, ku ishin mbledhur me qindra njerëz për të ndjekur për të fundit herë koncertin e këngëtares. Vite të tëra përkushtim, të cilat Celine ia dedikoi bashkëshortit të saj të ndjerë, me të cilin e nisi çdo gjë.

Teksa këndonte këngën “Over the rainbow” në ekran u shfaqën foto të 51-vjeçares sëbashku me fëmijët dhe burrin e saj Rene Angelil. Tre djemtë e çiftit u bashkuan me Dion në skenë me të cilët mbylli dhe shfaqjen. Një moment që u duartrokit nga e gjithë salla dhe përloti këngëtaren.

Dion u shpreh se ishte krenare për 16 vitet që ka performuar në Las Vegas, ku nuk do tja kishte dalë pa mbështetjen e bashkëshortit të saj, i cili ndërroi jetë në vitin 2016 pas betejës së gjatë me sëmundjen e kancerit.

Dion dhe Angelil, u martuan në vitin 1994, ata kishin 26 vite diferencë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU