VIDEO/ Para daljes në skenën e Eurovizionit, Jonida Maliqi ka një kërkesë për shqiptarët

Pak orë para fillimit të natës së dytë të Eurovizionit, përfaqësuesja e Shqipërisë, Jonida Maliqi ka bërë një thirrje për të gjithë shqiptarët. ‘Ktheju tokës’ është kënga që na përfaqëson.

Shqipëria do të këndojë e 14-a në rradhë. Për të gjithë shqiptarët jashtë vendit që duan të votojnë për këngën e Jonida Maliqit, kodi është #14.

“Sot eshte mbremja per te cilen kam, kemi punuar me shume dashuri! Qe nga emocionet e para te Dhjetorit e deri ne keto çaste, jam rrethuar si kurre me pare me energjine e nje publiku te jashtezakonshem qe perkrahu, mbeshteti dhe kendoi me muaj te tere shqip #KthejuTokes! Per pak ore ngjitem ne skenen e Eurovision, aty ku miliona zemra ngrihen peshe! Nese mundeni dhe do ndiqni festivalin, ju ftoj te votoni Shqiperine me numrin #14! Jemi bashke ne kete sfide, une me fuqine e shpirtit tim, ju me televotimin! Ju dua! Pacim fat”, shkruan Jonida në postimin e saj në Instagram./ i.h

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU