Report Tv ka publikuar sot të plotë videon e ekzekutimit të ish-policit Boran Bërçana dhe gruas së tij Silvana Ndoci, ngjarje e ndodhur në 15 korrik.
7 sekonda i janë dashur vrasësit për të ekzekutuar Boran Berçanën dhe Silvana Ndocin, në prezencë të fëmijës së tyre brenda në makinë.
Videoja u sigurua nga gazetari Artan Hoxha.
Në video mund të dallohet se autori ka qëlluar me dorën e majtë, një specifikë që sipas Hoxhës dallon disa nga vrasësit profesionistë në vendin tonë. /b.d