VIDEO/ Lazio hakmerret ndaj Milan-it në “San Siro”, shkon në finalen e Kupës së Italisë

Lazio ka mundur 1-0 Milan-in dhe ka siguruar një vend në finalen e Kupës së Italisë që do të luhet 15 majin e ardhshëm në Romë.

Bardhekaltrit, pas barazimit 0-0 të marrë në gjysmëfinalen e luajtur në shtëpinë e tyre, kanë arritur ta sigurojnë finalen me një fitore në “San Siro”.

Takimi është vendosur nga një gol i Correa-s në minutën e 58-të, që ka ardhur pas një kundërsulmi të shpejtë të nisur nga një goditje këndi për Milan-in.

Cutrone ka barazuar për vendasit në minutën e 76-të, por goli është anuluar për një pozicion jashtë loje.

Kështu, pas humbjes 1-0 të pësuar në kampionat, që është pasuar me shumë polemika, Lazio është hakmarrë ndaj kuqezinjve dhe në finale do të përballet me njërën mes Atalnta-s dhe Fiorentina-s, që do të përballen nesër në Bergamo.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU