Rojet bregdetare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë publikuar një video që tregon ndjekjen e e një nëndetëseje.
Një blitz në ujërat ndërkombëtare, në Oqeanin Paqësor, në 18 qershor tregon se si një anije e flotës detare amerikane ndjek një nëndetëse. Nëndetësja që dyshohej se transportonte drogë ndalohet dhe bllokohet.
’Ndalojeni barkën’, bërtasin pjesëtarët e ekuipazhit të rojeve amerikane bregdetare Cutter Munro.
Më pas një ushtarak hidhet në pjesën e sipërme të nëndetëses që vazhdon të lëvizë me shpejtësi dhe i bie derës së mjetit derisa një burrë në brendësi e hap. Brenda ishin plot 7 ton kokaine.
Për ngjarjen ka reaguar edhe presidenti Donald Trump i cili ka lavdëruar marinarët duke e quajtur aksionin e tyre të mahnitshëm, pasi pamjet dramatike treguan ata duke u hedhur në një nëndetëse që ishte në lëvizje në oqeanin Paqësor për të ndaluar trafikantët e drogës që mbanin brenda saj kokainë.
Gjysmë e zhytur u përplas me ujërat e thella të Paqësorit Lindor të mbushur me mliona dollarë kokainë në bord, sipas The Washington Post.
Ishte në fund të fundit e detyruar për Shtetet e Bashkuara, pasi anija ishte gjurmuar nga një avion mbikqyrjeje e Gardës Bregdetare.
Trump në një postim në “Twitter” duke i lutur ndjekësit e tij për të shikuar pamjet.
‘A besoni këtë lloj trimërie? Marrje e menjëhershme e drogës. WATCH!”, shkruan Trump.
g.kosovari