VIDEO/ Krishtlindjet, kryeministri Rama uron në mënyrë krejt origjinale

Komunikimi i Javës është rubrika në Facebook që kryeministri Edi Rama shfrytëzon cdo të shtunë për të thënë para shqiptarëve me video, qëndrimin e tij për ngjarjen më të rëndësishme gjatë javës. Por këtë të shtunë, ai e ka vlerësuar si një “edicion special” për shkak të festës së besimtarëve krishterë, Krishtlindjes.

Dhe ja ka dedikuar këtë video pikërisht besimtarëve për të uruar “Gëzuar Krishtlindjet”. Video është mjaft e vecantë, ajo shfaq kryeministrin para godinës së qeverisë, teksa hap derën kryesore dhe më tej ngjitet në shkallë për të kaluar në zyrën e tij. Aty është edhe surpriza. Piktura e kryeministrit artist që gjendet të shpalosura në mur janë bërë të gjitha me drita të cilat ndizen njëra pas tjetrës, njëjtë si dritat festive për fundvit. Bie në sy portreti i Ismail Qemalit dhe flamuri kuqezi të cilët janë të ndriçuar. Mesa duket, kreu i qeverisë ka zgjedhur të mos flasë për politikë në këtë ditë feste dhe vetëm të ndajë një urim për besimtarët e krishterë, sipas mënyrës së tij artistike.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU