Një gomë ka shpërthyer në tunelin e Kalimashit. Një situatë e pazakontë e filmuar nga një qytetar.
Në videon e shqiptarja.com, një gomë e shkëputur nga makina, është rrotulluar në njërën anë të rrugës brenda tunelit, kur papritur në një moment, ajo ka shpërthyer.
Momenti i këtij shpërthimi për arsye të panjohura është filmuar nga një qytetar i Kosovës teksa ai udhëtonte drejt bregdetit.
Udhëtari ka shpëtuar për mrekulli pasi goma ka shpërthyer shumë pranë makinës së tij teksa ai filmonte. Për më shumë shikoni videon.
g.kosovari